Të nderuar,
Kemi kënaqësinë të ju ofrojmë qasje në Platformën e integruar digjitale për mësim online dhe e-school e “Gjimnazit Cambridge”. Përkushtimi i vazhdueshëm i “Gjimnazit Cambridge” për avancimin e shkollimit, në hap me trendet botërore të edukimit dhe avancimeve teknologjike, sjellë këtë inovacion për nxënësit e shkollës tonë.
Platforma është një mjet shtesë mësimi dhe komunikimi për nxënësit e “Gjimnazit Cambridge”, mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve.
Përmes kësaj platforme nxënësit do të kenë qasje në:
- mësim online të drejtpërdrejtë përmes video thirrjeve me mësimdhënësit;
- testime online;
- klasë online;
- shkëmbim të detyrave, materialeve dhe teksteve shkollore;
- sistem të notimit;
- sistem për evidentim të mungesave, vërejtjeve dhe komenteve pozitive;
- si dhe aktivitete tjera të ndryshëm.
Kjo platformë do të avancojë edhe më tutje edhe përfshirjen e prindërve në procesin e shkollimit të fëmijëve të tyre, duke pasur qasje edhe më të zgjeruar përmes llogarive të tyre të veçanta nga nxënësi. Komunikimi do të jetë më i intensifikuar edhe në relacionet prindër mësimdhënës edhe nxënës mësimdhënës.
Ju falënderojmë për vëmendje!