Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju ofrojmë qasje në Platformën e integruar digjitale për mësim online dhe e-school e “Gjimnazit Cambridge”. Përkushtimi i vazhdueshëm i “Gjimnazit Cambridge” për avancimin e shkollimit, në hap me trendet botërore të edukimit dhe avancimeve teknologjike, sjellë këtë inovacion për nxënësit e shkollës tonë.

Platforma është një mjet shtesë mësimi dhe komunikimi për nxënësit e “Gjimnazit Cambridge”, mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve.

Përmes kësaj platforme nxënësit do të kenë qasje në:

- mësim online të drejtpërdrejtë përmes video thirrjeve me mësimdhënësit;

- testime online;

- klasë online;

- shkëmbim të detyrave, materialeve dhe teksteve shkollore;

- sistem të notimit;

- sistem për evidentim të mungesave, vërejtjeve dhe komenteve pozitive;

- si dhe aktivitete tjera të ndryshëm.

 Kjo platformë do të avancojë edhe më tutje edhe përfshirjen e prindërve në procesin e shkollimit të fëmijëve të tyre, duke pasur qasje edhe më të zgjeruar përmes llogarive të tyre të veçanta nga nxënësi. Komunikimi do të jetë më i intensifikuar edhe në relacionet prindër mësimdhënës edhe nxënës  mësimdhënës.

Ju falënderojmë për vëmendje!